Koncertet Zgjasin Jetën, Sipas Një Studimi!

Një studim më i fundit i bërë nga O2 dhe eksperti i shkencës së sjelljes Patrick Fagan nga Universiteti Goldsmith zbulon lidhjen që qendron mes frekuentimeve të rregullta të koncerteve dhe zgjatjes së jetëgjatësisë.

Një publikim mediatik në lidhje me studimin shkon aq larg sa pohon se të frekuentuarit të koncerteve të paktën një herë në dy javë mund të zgjasë jetëgjatësinë me të paktën 9 vite. Kërkimi përqendrohet rreth një lidhjeje mes raporteve të përgjithshme të mirëqenies dhe jetëve të gjata, bazuar në teste psikometrike dhe të gjendjes së zemrës gjatë një sërë aktivitetesh të shëndetshme.  

Ndjesitë e përgjithshme të mirëqenies rriten me 21% pas rreth 20 minutash në një koncert, siç zbuluan O2 dhe Fagan. Ketu përfshihet edhe 25% përmirësim i mirënjohjes ndaj vetes si edhe 25% më shumë dëshirë për t’u afruar me të tjerë. Stimulimi mendor rritet me 75% për pjesëmarrësit në koncerte gjatë shfaqjeve. Raporti gjithashtu thotë se “mbi dy të tretat e njerëzve të studiuar në Britani ndihen më të lumtur kur e dëgjojnë muzikën në koncert se po të dëgjojnë të njejtën muzikë vetëm në shtëpi, duke përforcuar më shumë besimin e studimit, që muzika në koncert përmirëson mirëqenien.”

"Kërkimi ynë tregon mbi ndikimin thelbësor që ka muzika e performuar live në shëndet, lumturi dhe mirëqenie, duke patur në qendër rëndësinë e frekuentimit në mënyrë të rregullt të koncerteve,” shpjegon Fagan. "Kombinimi i zbulimeve tona me kërkimet e O2, dalim në përfundim që një recetë me muzikë koncertesh mund të shtojë vitet e jetës.”

Mund të lexoni më shumë në lidhje me studimin këtu.