Merre Në Duart e Tua Fundjavën!

Mos iu dorëzo motit të keq! Këtë fundjavë rrëmbe ATË fustanin e verës që akoma nuk e ke nxjerrë nga dollapi, ose pantallonat treçerekëshe, që nuk të lejojnë të veshësh në punë se nuk dukesh djalë serioz dhe cilido të jesh, merr në dorë fundjavën tënde!

Tirana ofron kaq shumë mundësi për t’u kënaqur përtej streseve të javës, sa problemi i vetëm mbetet i njejti: Ku do shkojmë? 

E premte, 4 MAJ 

Clubnights @Telekom Lounge 

Telekom Electronic Beats tashmë ka rinisur serinë "Clubnights" në Telekom Lounge, me DJ më të mirë të momentit. Ndaj, prej tashmë disa javësh qyteti është pushtuar nga ngjyra magenta dhe muzika e mirë!

Clubnights ndodh çdo dy të premte dhe këtë herë ka si performues Abel DJ, duke i paraprirë Colour Day Festival që do ndodhë gjatë javës që vjen!

Përveç muzikës së mirë, dihet që në Telekom Lounge gjën njerëz të bukur dhe pije shuuuumë [shuuumë] të shijshme!

Kill Emil @Nouvelle Vague

Në shtëpinë Nouvelle Vague kthehet një mik i vjetër. Kill Emil vjen herë pas here në qytet për të sjellë pozitivitet dhe energji! Këtë të premte ama nuk do jetë i vetëm, sepse në Nouvelle do ketë dhe DJ-Set nga grupi SuperSan i përbërë nga Mr Kentro dhe Panama Cardoon.

Ah po, “nxemja” nis me Amor Del Reyn e shumëpërfolur. Jeni gati për një natë me stilin NV? Ne mezi po presim!

Season Closing Concert @Tulla - Culture Center

… dhe kështu e kuptojmë që ka ardhur vera! Tulla mbyll dyert e një tjetër sezoni plot me evente unike [ishit tek FuckUP?], promovime artistësh të rinj e të njohur dhe netë plot me lezet [i shijuat Lezetet e Vogla këtë sezon? Ne ishim tek nata me ushqim afrikan dhe që atëherë jemi komplet të fiksuar]. 

Ndaj, mbyllja e hapësirës më kreative në qytet sjell sigurisht dhe miqtë e saj më të afërt, që rastis të jenë dhe artistët më të mirë që kemi në mbarë shqiptarinë. Genc Salihu, Shpat Deda, Gypsee Yo, Alban Nimani dhe plot të tjerë do të interpretojnë pjesë të zgjedhura nga repertori i tyre si dhe nga artistë si Bob Dylan, Leonard Cohen, Pj Harvey, Amy Winehouse, Nick Cave e shumë të tjerë, për një natë kushtuar muzikës dhe poezisë, ndërthurur me sesione jamming.

DJ Pero di Reda @Garage

Nga Beogradi vjen një DJ që luan më të mirën e më të mirave! Nga Classical Funk dhe Rare Groove, në mainstream hits e deri tek Nu Disco, House dhe Techno, Pero Di Reda është si ajo akullorja që ti e merr me të gjitha shijet që ka vitrina, plus i shton çokollatë, luleshtrydhe dhe karamele shumë ngjyrëshe sipër! Njam Njam.

Wolfstream @Discobox

WOLFSTREAM janë një dyshe elektronike nga St Petersburgu i Rusisë. Anëtarët janë Anton Berezin [baterist] dhe multi-instrumentisti Grigoriy Babak. Të formuar ne 2015-n dhe të njohur per performancat e tyre live te veçanta me base live, perkursione dhe synthe analoge, ata vijnë ne Tiranë pjesë e një turneu europian. 

Për të tjerat tashmë e dini: dyert hapen pas mesnate dhe gjithçka vazhdon deri në mëngjes [ose deri të dielën në drake, e zgjidhni vetë].

E shtunë, 5 MAJ

Wolfstream @Destil Hostel Albania

Nëse nuk arritët dot t’i dëgjoni Wolfstream një natë më parë në Discobox, pa problem! Dyshja ruse do jetë në qytet për një performancë të dytë brenda së njejtës fundjavë, këtë herë në Destil për një DJ-Set me të preferuarin tonë, Olsi [Radioblog Tirana].

Teksa ndani mendjen nëse t’i dëgjoni këtu apo aty, po ju lëmë një “shije” të asaj çka do ndodhë nga ky bashkim tepër intrigues.

Erion’s Mixtape @Garage

Si çdo herë, DJ Erioni do ta shkundë pistën me muzikën po aq karizmatike sa vetë ai! Garage i qëndron besnik muzikës së mirë, atmosferës më shumë se miqësore dhe të ngrohtë, dhe sigurisht, koktejleve tepër unike. 

Joshua Puerta @Discobox

Mbase pak prej jush e njohin si emër, por muzika e Joshua Puerta prej kohësh zë një vend kryesor në setet e “peshave të rënda” si Marco Carola, Paco Osuna, Luciano, Joseph Capriati e shumë të tjerë.

10 vite punë të palodhshme kanë filluar të japin frytet e para për këtë artist të talentuar spanjoll, ndaj të shtunën pas mesnate, kaloni në Discobox jo vetëm për të shijuar muzikën, por edhe për të dhënë mbështetjen tuaj ndaj këtij djali të talentuar dhe të palodhur.  

E dielë, 6 MAJ

Shtojzovalle 1.0 @Destil Albania

Një bashkëpunim midis Destil dhe Brezi Ynë, të dielën qyteti i kushtohet … shtojzovalleve.

Eeventi premton muzikë, art dhe argëtim. Gjithçka e sjellë me një tis mitik siç i ka hije kulturës shqiptare. Shtojzovalle do sjellë dhe punime artistike nga Iris Nela [skica], Arinda Peçi [fotografi], Xhon Dervishi [digital work], Violana Murataj [Art_INstudio] dhe Dorela Lazaj [Dordolets].

Ah po, do ketë edhe muzikë live nga Eugen Wxird dhe një set nga DJ i shtëpisë, Olsi Radioblog Tirana.
… Këtë pjesën e fundit po e lëmë siç ishte tek përshkrimi i eventit:
*Destil happy hour served- Sangria lulëzuar me zana në pyje, për të rrëfyer historitë tona.