Avengers: Infinity War – Çfarë do të Ndodhë më Pas?

Pas finales shokuese të Avengers: Infinity War, të gjithë kemi mbetur me vetëm një pyetje në mendje: Çfarë do ndodhë më pas? Ky artikull përpiqet të mos ketë spoiler!

Ok me kë po tallemi! Thanos arrin t’i marrë të gjithë gurët e pafundësisë [infinity stones] dhe zhduk gjysmën e Universit, përfshirë këtu dhe heronj si Dr. Strange apo SpiderMan. E tmerrshme!

Duket e pabesueshme, por tashmë kanë kaluar 10 vjet që kur Iron Man i prezantoi botës për herë të parë idenë e MCU – Marvel Cinematic Universe [Universit Kinematografik të Studios Marvel]. Ajo çka vijoi më pas ishte një zinxhir filmash ambiciozë dhe të ndërlidhur me njëri-tjetrin në një nivel që ende nuk njeh precedentë.

Kjo pasi MCU nuk ka asgjë të përbashkët me filma të tjerë të buxheteve të mëdha si Star Trek apo Harry Potter, madje përngjason më shumë me seriale televizive si Game of Thrones apo Breaking Bad duke qenë se synimi kryesor është krijimi i një narrative film-pas-filmi, siç është ai episod-pas-episodi i serialeve të famshme.

Logjikisht, episodi vijues pas Avengers: Infinity War do jetë finalja e madhe e sezonit të kësaj faze të MCU dhe do i japë jetë një morie filmash me superheronj të rinj e të vjetër, aventura e së cilëve do vazhdojë përtej këtij episodi kaq të shumëpritur I cili është planifikuar të shfaqet në kinema gjatë vitit 2019 dhe ende nuk ka një titull.

Producenti Kevin Feige premtoi që filmi pasues i Infinity War do të jetë tërësisht i ndryshëm! Mos vallë kjo do të thotë që në drejtimin e skuadrës do vendoset një personazh që ende nuk ka dalë në skenë… për shembull, Captain Marvel? Kjo edhe për shkak të deklaratës së Chris Evans për largimin e tij nga MCU pas episodit të fundit të Avengers.

Regjisorët e Infinity War, Joe dhe Anthony Russo kanë thënë që titulli i filmit do zbulojë një pjesë të mirë të ngjarjeve që do ndodhin në këtë finale të madhe, dhe kjo ka hapur rrugë për shumë spekullime.
A ka ky titull të dhëna mbi sundimin e Thanos?

A do të thotë që Brie Larson do vijë nën petkun e Denvers për të shpëtuar botën dhe superheronjtë e tjerë? Ky mund të ishte ndryshimi rrënjësor i vijueshmërisë së Avengers në episodin e tij të pestë të për të cilin foli Feige. Ose gjithçka do rezultojë pjesë e realitetit të krijuar nga vetë Thanos dhe asgjë nuk është e vërtetë!

Me një histori 80 vjeçare të librave komikë, Marvel ka plot ngjarje nga ku mund të zgjedhë, por dyshimi ynë është që do vijojë në linjën e fazës së dytë dhe të tretë: shmangien e përshtatjes identike të librit në ekran dhe vijimin e historisë bazuar në personazhet që duan të përfshijnë.

Ndaj, episodi i ri i AvengersUniversin e përbashkët Kinematografik të Marvel do na sjellë sigurisht të papritura po aq të forta sa Infinity Wars, ndoshta duke përfshirë të gjitha hipotezat tona të mësipërme, përse jo.
Ose duke shtuar personazhe që ende nuk na i pret mendja [Si përfundim a iu ribashkuan Marvel-it X-man?].

Sido të jetë, një gjë e vetme është e sigurt, fundi i fazës së tretë do ndryshojë filmat e Marvel përgjithmonë!