Aphex Twin Rikthehet me Shfaqjen e Tij të Parë Pas 15 Vitesh në Berlin

Salla e koncerteve Shedhalle e Funkhaus do të mirëpresë rikthimin e Richard D. James në Haupstadt. 

Aphex Twin rikthehet me koncertin e tij të parë në Berlin pas 15 viteve.

Anëtari për një kohë të gjatë i Warp Records dhe producenti ikonik do të perfomojë në hapësirën masive të sallës së koncerteve Funkhaus, Shedhalle. Hapësira u përzgjodh nga vetë James, sipas përshkrimit të eventit shoqërues të njoftimit.

Performanca vjen pas fashikujve të bujshëm të shfaqjes se tij në Field Day të vitit të kaluar. Mund ta ndiqni performancën e tij të plotë në Field Day më sipër. Nëse shfaqja në Berlin do të jetë sadopak si kjo performancë, kjo do të thotë që do të presim gjëra të mëdha.