ÇFARË KA PËRGATITUR TELEKOM ELECTRONIC BEATS PËR TURTLE FEST

Normalisht që nuk mund të vinim në Turtle Fest pa përgatitur disa dhurata për të gjithë. Ju kemi shumë xhan dhe nuk mund të rrinim duarkryq. Përveç muzikës shumë të mirë ka dhe disa dhurata të veçanta që do t’ju sjellin buzëqeshjen. Ja se çfarë kemi përgatitur:

  1. T-SHIRT + BATERI PORTATIVE

Të gjithë ata që kanë të aktivizuar paketën Electronic Beats do të përfitojnë 2 dhurata. E para është një bluzë me imazhin e Turtle Fest 7, diçka simbolike në gardërobën tuaj për të mos harruar këto 3 ditët e mrekullueshme të verës 2018. E dyta është një bateri portative, për të pasur gjithmonë bateri(si dhe mund të hyni në muhabet me dike që nuk e njihni duke i “shpëtuar jetën”).

  1. HENNA TATTOO

Një nga traditat më të bukura indiane do të gjendet në plazhin e Drimadhesit. Një artiste do të ndodhet në tendën e Telekom Electronic Beats për të dekoruar trupin tuaj me Henna. Ato kanë kuptime të ndryshme dhe zakonisht janë përdorur për ceremoni si martesa, ditëlindje, përgatitje për beteja, etj. Çdo figurë ka simbolikën e vetë. P.sh. lulet janë simbol i lumturisë, mjellma është simbol i bukurisë dhe suksesit, syri është mbrojtës ndaj energjive negative, gjarpërinjtë simbolizojnë kërkimin shpirtëror. Secili mund të gjej veten.

  1. THURJE GËRSHETASH

 

Problemi kryesorë që kanë gocat (dhe çunat me flokët e gjata) janë flokët. Ujë me kripën bënë të vetën dhe çfarëdolloj pajisje që përdor nxehtësinë për të rregulluar flokët është e padurueshme. Për t’ju bërë jetën më të thjeshtë do të kemi një vajzë shumë të talentuar e cila do t’ju thurë flokët gërsheta. Po e lexuat mirë, gërsheta. Efektin më të bukur gërshetat e kanë kur të kërceni kështu bëhuni gati për shumë hairography.

  1. LOJË ME UJË

Mendoni se kë doni të keni në grup pasi do të “shpërthej lufta”. Ne do t’ju japim një pistoletë me ujë dhe një bluzë. Fitojnë ata që janë bërë më pak “Magenta”. A po se harruam uji brenda pistoletave do të jetë “Magenta”. Kështu që filloni të stërvitni shënjestrën për të qenë të sigurt për fitoren. Dhuratat janë nga më të ndryshmet. Në tendën e Telekom Electronic Beats do t’ju japin informacionin e nevojshëm.

  1. GJUETI THESARI

Në plazh do të jenë të fshehura disa breshka të vogla “Magenta” (lodër jo të vërteta). Ajo që duhet të bëni është të gjeni se ku janë fshehur këto breshka. Secila prej tyre ka nga një dhuratë specifike. Sigurisht nuk kemi për t’ju lënë aty të lëvizni gjithë gurët e plazhit. Herë pas here do të jepen disa gjëegjëza të cilat do t’ju ndihmojnë për gjetjen e breshkave “Magenta”.

 

Sigurohuni që të ndiqni të gjithë rrjetet sociale të Telekom Electronic Beats për të zbuluar oraret e sakta të këtyre aktiviteteve. Sigurisht që në çdo moment jeni të mirëpritur në tendën e Telekom Electronic Beats për të gjitha pyetjet që mund të keni.