ÇFARË NDODHI TE #PERPLAZHIN_COCKTAILS?

Nëse do të pyesnit njerëzit se çfarë i bënë të lumtur, do të merrnit përgjigje nga më të ndryshmet. Çuditërisht të bënë të lumtur edhe diçka që bën për të tjerët. Si p.sh, të pastrosh një plazh që ndoshta ishte hera e parë që ke shkelur. Më datë 28 Korrik Telekom Electronic Beats mblodhi njerëz me zemër të mirë për të pastruar plazhin e Pasqyrave, ose Akuariumit (sepse me sa duket çdo njeri ka një version të vetin).

Gjithmonë udhëtimi me autobus nuk është i rehatshëm por kur krijohet një atmosferë e këndshme koha kalon më shpejtë. Edhe pse rruga mund të jetë pak e gjatë, kur arrin në destinacion e gjithë lodhja zhduket. Ndoshta aroma e detit ka veti qetësuese mbi ne. Për disa nga pjesëmarrësit ishte hera e parë që qëndronin në një kamp. Me siguri nuk e kishin lexuar artikullin tonë paraardhës për gudën e kampit por u mësuan shpejt me ambientin. Pasi morëm pak veten, hëngrëm diçka dhe u zhytëm një herë në det, erdhi momenti për aksion. Të jemi të sinqertë aksioni nisi sa dolëm nga kampi. Nuk ishte vetëm plazhi që ishte me plehra por e gjithë rruga. Nisëm t’i hiqnim që nga fillimi i rrugës e derisa arritëm te plazhi. Për shumë veta ishte hera e parë që e shihnin atë plazh. Pamja ishte spektakolare... nga larg. Se kur afrohesh sheh gjithë ato mbeturina dhe ndihesh keq.

Pas aksionit të gjithë u ndihen më mirë. Thuajse nga dy thasë plot për secilin pasi kishim mbaruar. Edhe pse të lodhur, pjesëmarrësit kishin një buzëqeshje të stampuar në fytyrë. Sigurisht që meritonin një shpërblim. E kishim menduar edhe këtë pjesën. Një skenë e vogël brenda në kamp ku performuan Vlashent Sata dhe DJ Oda. Edhe vetë u çuditëm kur kampi u kthye në një mini koncert.

Nëse doni të krijoni një ide se çfarë ndodhi ju sugjerojmë të shihni albumin në FaceBook:

https://bit.ly/2M6bLBN

dhe videon në Youtube:

https://bit.ly/2n0TA5B