5 MITE PËR MUZIKËN DHE PARTY-T ELEKTRONIKE

Me siguri kur mendoni për një party me muzikë elektronike mendoni për këtë:

via GIPHY

ose këtë:

via GIPHY

ose një tufë me njerëz që kanë pirë më shumë se ç ’duhet dhe po harbohen lart e poshtë. Nuk është domosdoshmërish kjo e vërteta. Në party-t me muzikë elektronike do të gjeni njerëz të lirë, të cilët kanë dalë për të kaluar mirë. Në fakt në këto festa ka më shumë sesa një tufë me adoleshentë rebel të dalë nga kontrolli

Ja se cilat janë disa mitet që qarkullojnë nëpër festat me muzikë elektronike.

Të gjithë drogohen.

Kjo nuk është fare e vërtetë. Sigurisht që ka njerëz të cilët konsumojnë substanca të ndryshëm, qofshin ato legale apo jo, por nuk mund të thuash “të gjithë”. Ka shumë njerëz që duan të dëgjojnë muzikën. Muzika elektronike ka nevojë për volum të lartë. Duhet të ndiesh bass-in që të shkund brendësin e organizmit tënd. Që të kënaqesh nuk është e domosdoshme të drogohesh.

Ka vetëm njerëz barbona.

Gjithashtu shumë e gabuar. Nëpër festat elektronike mund të gjesh të gjithë llojet e njerëzve. Që nga një  i ri që sapo ka filluar studimet deri te një drejtor banke. Madje mund të takosh njerëz që kanë punë shumë të mirë dhe diku tjetër vishen me kostum dhe kollare. Këto festa janë një nga mënyrat për të mos menduar për disa kohë mbi jetën e përditshme. Aty nuk ka rëndësi sesa pushtet ke ose sa shumë njerëz varen nga vendimet e tua, aty ka rëndësi sa bukur mund të kërcesh.

Në këto festa ka vetëm adoleshent

Zakonisht përpara DJ po. Vetëm ata mund ta kenë energjinë që të zënë rreshtat e parë dhe të kërcejnë pa e lëshuar vendin e mirë që kanë zënë. Por po të shihni pak më poshtë, do të shihni që mbizotëron grup-mosha 20-35 vjeç. Ka shumë raste që ka dhe mosha më të mëdha dhe nuk është çudi fare. Muzika e mirë nuk njeh moshë.

EDM është muzikë elektronike.

Jo! Thjeshtë jo. A të bënë të kërcesh? A tingëllon mirë? A ndodh ndonjë moment magjik ku BPM përputhet me ritmin e zemrës tënde? Edhe pse EDM do të thotë Electronic Dance Music ajo nuk është muzikë elektronike. Argumentet tuaja janë të pavlera. Shhhhh!

Njerëzit janë ... interesant.

Në fakt kjo është e vërtetë, në festat me muzikë elektronike do të gjeni njerëzit më të çuditshëm që keni parë ndonjë herë. Aty është një vend ku të gjitha paragjykimet duhet të lihen jashtë dere. Njerëzit që shkojnë në këto festa janë krenar për ndryshimet e tyre dhe nuk e kanë problem ta tregojnë këtë gjë. Fundja a nuk jemi të gjithë të lirë.