PSE TË RICIKLOSH BATERI?

Është një nga kryefjalët e ditëve të sotme: RICIKLIM. Çdo ditë edhe më shumë jemi duke zbuluar se çfarë jemi duke i bërë planetit tonë. Mbetjet industriale janë gjithandej. Statistikat janë alarmuese. Duhet të fillojmë të bëjmë diçka. Një gjest i vogël mund të ndikojë shumë. Një gjest i vogël mund të jetë të çosh një bateri për tu ricikluar. Këtë po bëjmë ne. A jeni gati për #battery_party?

Pse pikërisht bateri?

 

E dinit se çdo vit prodhohen 30.000 ton bateri dhe vetëm 1.000 ton riciklohen? Ky është pikërisht një nga problemet. Shumë pak nga bateritë e prodhuara riciklohen. Raporti është 30 me 1 dhe kjo shifër është alarmante. Dhe jemi duke folur vetëm për bateri standarde AA. Sa pajisje përdorin bateri të tjera? Sa nga këto bateri mund të prodhohen në vite?

 

A e dinit se një njeri përdor mesatarisht 10 bateri në vit? Mendoni pak, gjatë jetës tuaj sa bateri keni ricikluar? Personalisht unë, që po shkruaj këtë artikull, nuk kam ricikluar asnjë. Ky është momenti që dhe unë të bëj diçka për ambientin. Nëpër botë ekzistojnë pika grumbullimi për bateri për tu ricikluar. Një baterie të thjeshtë i duhen 100 vite që të dekompozohet. Ka disa lloje baterish që nuk dekompozohen. Ato janë më të rrezikshmet pasi vetëm lëshojnë kimikate helmuese në ambient.

Ne, jo vetëm që do të riciklojmë bateri për një ambient më të pastër dhe të shëndetshëm. Ju ftojmë të festojmë ditën e premte, datë 7 Shtator, te Pazari i Ri. Në orën 18:00 do të kemi një diskutim mbi riciklimin. Pas orës 20:00 nis festa me Ger Kaceren, DJ ODA dhe, special guest, Henry Saiz.