SUKSESI I #BATTERY_PARTY

Më datë 7 Shtator te Pazari i Ri u organizua #battery_party. Një falënderim shumë special shkon për të gjithë ju që e doni ambientin. Thuajse 1000 bateri u mblodhën në shumë pak orë aktivitet. Mund të jetë një hap i vogël por është shumë më mirë sesa të rrish në vend.

Ajo që ishte edhe më mbresëlënëse ishte festa. Gjithçka, pas diskutimit për riciklimin, nisi urtë e butë me Ger Kaceren. Më pas stafeta ju la DJ ODA, e cila nuk na ka zhgënjyer asnjëherë dhe di sesi ta ndezi vërtetë një festë. Në fund ishte DJ i madh spanjoll Henry Saiz për të cilin nuk e di fare se çfarë të them. Muzika ishte spektakolare, vibe ishte lart, shumë lart, më lart se ç ‘duhej. Për një shije të vogël se çfarë ndodhi mund të shihni këtë video:

 

Kemi dhe një album me foto në FaceBook të cilin mund ta shihni duke klikuar KËTU.