3 SERIALE TË NËNVLESUARA

Me aq shumë seriale që po dalin çdo ditë është gjithmonë e vështirë të zbulosh se cili mund të jetë një serial që mund të kthehet në të preferuarin tuaj. Më poshtë ju sugjerojmë 3 seriale që nuk duhen humbur.

  1. Sense8

I krijuar nga motrat Wachowski (jo nuk ka asnjë gabim këtu, krijuesit dhë regjizorët e The Matrix janë regjisoret dhe krijueset pasi janë kthyer në femra. https://en.wikipedia.org/wiki/The_Wachowskis nëse nuk besoni) Sense8 është seriali me tematikat më moderne që mund të shihni ndonjëherë. Seriali flet për 8 persona në vende të ndryshme të botës të cilët janë të lidhur me njëri – tjetrin në mënyrë telepatike. Secili ka një aftësi të veçantë që mund ta ndaj me pjesëtarët e tjerë të grupit. Bëni pak durim deri në serinë e tretë ku çdo gjë shpjegohet dhe është e sigurt që do të përpiheni nga ky serial. Fatkeqësisht ka vetëm 2 sezone dhe 1 seri përfundimtarë speciale që zgjat 2 orë.

  1. The Originals

Ky serial është një vazhdim i The Vampire Diaries. Për faj të filmave Twilight shumë njerëz mendojnë se The Vampire Diaries është një serial që fokusohet në dashurinë e një vampiri për një vajzë të thjeshtë por e keni shumë gabim. Nëse jeni adhurues të okultit dhe të mbinatyrshmes do të mahniteni nga të dy këto seriale. The Originals fokusohet te familja Mikaelson, vampirët e parë të krijuar në tokë të cilët kanë krijuar gjithë vampirët në qarkullim. Zbuloni të gjithë armiqtë dhe aleatët që kjo familje ka krijuar në më shumë se 1000 vite jetë.

  1. The Good Place

Nëse keni nevojë për një serial komik limontë që nuk ka nevojë për shumë vëmendje, The Good Place është ajo që ju duhet. Në këtë serial Parajsa dhe Ferri janë trajtuar si korporata, ku The Good Place është Parajsa dhe The Bad Place është Ferri. Eleanor Shellstrop është personazhi kryesor. Ajo ka përfunduar gabimisht në Parajsë dhe tenton në çdo mënyrë që askush mos ta kuptojë këtë. Çdo seri nuk zgjat më shumë se 20 minuta dhe ja vlen ta shihni deri në fund sezonin e parë pasi Plot Twist-i është fantastik.