5 FESTIVALE TECHNO QË NUK DUHEN HUMBUR NË 2019

Viti 2019 sapo ka nisur dhe në qëllimet e këtij viti duhet të jetë të “kapim” të paktën një festival të mirë techno. Jemi në janar dhe tani fillon dhe periudha e “early bird ticket”, periudha më e mirë për të gjetur biletat më të lira për kudo. Jeni të pavendosur? Na lejoni t’ju ndihmojmë. Ja ku janë 10 festivale Techno që nuk duhen humbur:

  1. DGTL Amsterdam / DGTL Barcelona

Me një reputacion të madh në gjithë Evropën dhe më tej, përzierja underground e House dhe Techno në DGTL janë në shtëpinë e tyre në NDSM Dockland të Amsterdamit si dhe në bregdetin famëkeq të Parc del Fòrum në Barcelonë. Tashmë ky event është pjesa më e rëndësishme në kalendarin e muzikës elektronike të të dy qyteteve.

Kur dhe ku: Prill 2019 Amsterdam, Holandë – Gusht 2019 Barcelonë, Spanjë.

  1. Sonus Festival

Në jug të plazheve të Kroacisë, do të gjeni veten në Idenin Techno të Sonusit.

Legjenda dhe pionier të Underground-it ju drejtojnë drejt rërës dhe detit, ndërkohë që dy super club-et e plazhit Zrće, Papaya dhe Kalypsa, mbajnë peshën e gjithë festivalit në stilin klasik Evropian.

Kur dhe ku: Gusht 2019 Novalja, Kroaci.

  1. Dekmantel

Një koshere për ata që janë para kohe me muzikën elektronike, Dekmantel e ka vërtetuar se është një festival për ata që kërkojnë trendët e reja. Është një festival që nuk vendos emra të mëdhenj për të mbushur Headline-et por inkurajon dhe shpërblen ata që rrezikojnë. Si rezultat, Dekmantel është kthyer në festivalin e preferuar nga DJ për të luajtur muzikë.

Kur dhe ku: Gusht 2019 Amsterdam, Holandë.

  1. Time Warp De

Ky festival 20 vjeçar Techno u ngrit nga Deep House dhe Minimal në Dance dhe techno, me 6 kate me vizuale, ndriçim dhe lazera super të veçanta. Time Warp nuk ka nevojë për shumë fjalë.

Kur dhe ku: Prill 2019, Mannheim, Gjermani.  

  1. Awakenings Festival

Përmëndini Awakenings çdo dashamirësi të muzikës Techno dhe shihni sesi do t’i shkëlqejnë sytë. Ky festival zhvillohet gjithmonë për pashkë që nga viti 2000 dhe me fishekzjarrët dhe piroteknika e shumta është diçka që nuk duhet humbur.

Kur dhe ku: Qershor 2019 Spaarnwoude, Hollandë

Bonus: Sónar Festival

Nuk mund të linim pa përmendur një nga festivalet më të mira të Barcelonës. Nëse doni të dini se cilët DJ do të behën shumë të famshëm së shpejti, i gjeni në Line Up-in e Sónar Festival. Dhe nëse doni të mësoni më shumë për muzikën elektronike mund të kërkoni për festivalin binjak Sónar Festival +D, ku mbahen leksione, workshop-e, performanca dhe instalacione

Kur dhe ku: Korrik 2019 Barcelonë, Spanjë