6 ARSYE PSE MYKONOS ËSHTË GJITHMONË NJË IDE E MIRË!

Ok, e di që është dimër dhe nuk jemi në sezon POR nëse nuk i bëjmë këto plane, çfarë na mban gjallë? Me siguri keni dëgjuar për këtë ishull të magjishëm që nuk ndodhet shumë larg nesh. Verën e kaluar Mykonos, dhe jo vetëm gati e gjithë Greqia, u bë një destinacion shumë i pëlqyer për shqiptarët. Të paktën nga çfarë vura re unë nga postimet në Instagram të njerëzve. Të gjithë thanë të njëjtën gjë për Mykonos “ ok ishte pak shtrenjtë por ja vlente”. Nëse merrni vendimin për të shkuar atje ja se çfarë do të gjeni.

  1. Plazhet

Sigurisht që çdo plazh në detin Jon është i mrekullueshëm. Plazhet e Mykonos nuk ngelen mbrapa me bukurinë e tyre. Ka mbi 30 plazhe nga më të ndryshmet. Çdo gjë është në varësi të çfarë doni ju për momentin. Nëse dëshironi luksin keni plazhet me pagesë, me Beach Bar, me muzikë dhe të gjitha shërbimet që të doni. Doni diçka më të qetë, merrni një peshqirë me vete dhe gjeni një plazh publik ku mund të shtriheni pa problem.

  1. Festat

Është shpirti i Mykonos. Ndoshta arsyeja kryesore pse ju do të doni të shkoni në këtë ishull. Festat janë kudo dhe në çdo moment. Mjafton të jeni në sezonin e verës dhe të keni fuqi për të kërcyer. Në krahasim me çfarë jemi mësuar ne, mund të jeni çmimet më të kripura por ja vlen. Nuk ka mundësi që t’i thuash jo një nate të çmendur në Cavo Paradiso.

  1. Magjia e qytetit të Mykonos

Si çdo qytet edhe qyteti i Mykonos ka shumë për të ofruar. Nuk ka vetëm lokale dhe restorante por mund të gjeni shumë kisha dhe muze. Nëse doni disa momente qetësi dhe të zgjeroni njohuritë tuaja kulturore, Mykonos e ofron edhe këtë. Të gjithë ishujt grek kanë një kulturë të tyre, kështu që mund të kaloni kohë duke zbuluar historinë e Mykonos.

  1. Njerëzit e mirë

Nuk do të gjeni vetëm turistë në Mykonos, por edhe vendasit janë shumë të mirë. Të gjithë flasin anglisht aty dhe nuk do të keni problem komunikimi. Nga ajo që dëgjoj ka shumë shqiptarë që punojnë në sezonin e verës në këtë ishull ndaj mos u çuditni kur dikush mund t’ju kthej përgjigje në shqip. Sidoqoftë nëse keni nevojë për ndihmë për çdo gjë, mjafton vetëm ta kërkoni.

  1. Të gjithë janë të mirëpritur

Mykonos është një nga vendet me diversitetin më të madh. Në këtë ishull çdo gjë është për argëtimin, pa varësisht gjinisë, orientimit seksual ose racës. Ata që duan festat do gjejnë ato më të bukurat për ta, ata që duan relaksim mund të gjejnë të gjitha komoditetet në hotele. Në Mykonos mund të gjeni njerëz që nga backpacker e deri te kontë dhe dukesha.

  1. Luksi

Ndoshta jo për të gjithë por nëse paratë nuk janë një problem, Mykonos mund t’ju ofroj çdo gjë. Jeta luksoze ka shtuar standarde në këtë ishull dhe çdo gjë që ju mund të kërkoni mund të bëhet. Jo më kot Mykonos është një nga pikat që duhet të vizitohet gjatë verës nga të gjithë njerëzit e famshëm dhe të pasur të botës.

Lajmi i mirë është se një copëz goxha e madhe e Mykonos vjen në Tiranë. George Siras, DJ rezident i Cavo Paradiso, do të jetë në festën e radhës e Electronic Beats Funzone Clubnights. Shihemi ditën e mërkurë, 23 Janar, te Cinco Cavalli.