TAKOHUNI ME GEORGE SIRAS

Më 23 Janar kishim të ftuar në Electronic Beats Funzone Clubnights, DJ rezident të një nga club-eve më të mira (për të mos thënë më të mirin) në Mykonos, Cavo Paradiso. George Siras verës që kaloj shënoi 21 vite që mban rezidencën në këtë club dhe me sa diskutuam me të nuk ka ndërmend ta ndryshoj këtë gjë. Në bisedën me të na bëri shumë përshtypje që tha “Në çdo vend vjen një moment që do mërzitesh pasi do krijosh një rutinë, por jo në Mykonos. Është i vetmi vend ku çdo ditë është ndryshe nga tjetra.” Por ja se çfarë diskutuam tjetër me George Siras.

 

Si filloj çdo gjë?

Në mesin e viteve 90 një club i ri u hap në Mykonos, Cavo Paradiso. Mijëra njerëz kërcenin nga mesnata deri në mëngjes, nën tingujt e David Morales,Carl Cox,Sasha,Erick Morillo në këtë superclub-in e ri.

(George Siras dhe David Morales)

A janë DJ si puna e verës, sa më të vjetër aq më të mirë?

Disa si puna e Carls Cox mund të bëhen edhe më të mirë por mendoj se është njësoj për të gjithë...

(Geroge Siras dhe Eric Prydz)

Cila ka qenë situata më stresuese si DJ?

Kur je rezident në një club si Cavo Paradiso, të duhet të bësh Ëarm Up për emra të mëdhenj si David Guetta. Ata kanë kontrata për 2 orë ndaj të duhet të luash pas tyre dhe të mbash njerëzit në club dhe pista e kërcimit duhet të jetë e mbushur. Kjo është gjithmonë një situatë e vështirë por duhet bërë.

(George Siras dhe David Guetta)

Mykonos dhe Ibiza janë ishujt e festave, cili është ndryshimi midis tyre?

Mendoj se Ibiza ka të bëj më shumë me festa nga Britania e Madhe me Promoter nga Ministry of Sound ose Cream dhe culb-et britanike. Mykonos është një pikë ndërkombëtare, me evente nga çdo skenë e muzikës elektronike!

(George Siras dhe Sebastian Ingrosso)

Çfarë është më e mira e Mykonos nga këndvështrimi yt?

Bukuria natyrale e ishullit e bashkuar me mënyrën e jetesës unike e bëjnë Mykonos një nga vendet më të mira dhe më interesante në botë për të vizituar.

(George Siras dhe Axwell)

Nëse do t’i jepje një këshillë vetes tënde si 20 vjeçar, cila do të ishte?

Bëhu serioz me miksimet e tua, dëgjo muzikë të re gjithë ditën dhe eksperimento në studio dhe me produksionin! E ardhmja nuk është vetëm të luash muzikë por edhe të prodhosh dhe të jesh kreativ në çdo mënyrë!