Telekom Electronic Beats prezanton

Eventet tona

2018

Data 28.06 Ora 20:00

Këta jemi ne

Shumë prej jush kanë vënë re se po përhapim çdo ditë e më shumë një hashtag: #ketajemine. Edhe pak orë edhe kurioziteti do të shuhet. Do të ngremë tendën e një shfaqjeje të re. Kjo shfaqje nuk ka një hero në krye të saj. Ka shumë heronj dhe ka shumë heroina. Ata përballen me dragonj çdo ditë të jetës së tyre. Dragonj, kuçedra, gogolë, përbindësha dhe shumë krijesa të tjera të errësirës të cilat duan të shohin vetëm shkatërrim në këtë botë. Disfatat janë të shumta në jetën e këtyre heronjve, por ata kanë një gjë të përbashkët. Ata nuk dorëzohen. Ata luftojnë. Sa herë rrëzohen ata ngrihen sërish më të fortë se më parë. Janë të vetëdijshëm se beteja e tyre nuk është vetëm për ta, është për të gjithë. Të gjithë ata që duan të jetojnë në një botë më të mirë nga ajo që ishte dje. Ka nevojë për shumë durim dhe për shumë mundim për të luftuar kundrejt këtyre përbindëshave. Se mos kujtoni se janë të vërtetë dragonjtë, është thjeshtë një metaforë që po përdorim. METAFORË f. let., gjuh. Përdorimi i një fjale a i një shprehjeje me kuptim të figurshëm në bazë të krahasimit sipas ngjashmërisë. Por, asnjë hero nuk mundet të shpëtojë botën i vetëm. Mirë do ishte në fakt sikur ta shpëtonte vetëm një dhe ne të tjerët ta shihnim por fatkeqësisht nuk funksionon ashtu. Kjo është arsyeja pse të gjithë heronjtë dhe heroinat duhet të bashkohen për të vrarë dragoin. Gjithashtu heronjtë nuk mund të luftojnë duarbosh. Heronjtë kanë nevojë për armë, heronjtë kanë nevojë për mjete. Një heroi i duhet një shpatë. (ju rikujtoj sërish përdorimin e metaforës këtu. Nuk është se do vij njeri t’ju japë një shpatë prej vërteti. Mund t’ju japim një biskotë... ose një gotë më mirë) Telekom Electronic Beats di të vlerësojë heroizmin e gjithësecilit prej nesh dhe është aty për të na dhuruar shpatën për të cilën kemi nevojë. Mjetet e duhura që do të na ndihmojnë të nxjerrim në pah heroin brenda nesh. Për këtë arsye ditën e Enjte 28.06, ora 20:00, Telekom Elektronic Beats ka kënaqësinë t’ju ftojë në Telekom Lounge për të zbuluar këto mjete dhe për t’u bashkuar drejt një misioni të përbashkët. Eja të marrësh shpatën tënde. Dhe një gotë... ok dhe një shots. Do kemi super muzikë nga 3 DJ shumë të mirë të Tiranës: DABÓ, TATU dhe Leo Ciko. Telekom Electronic Beats. Këta jemi ne.
17 shkurt

Electronic Beats: Korça Takeover

Korça jeni gati? Electronic Beats vjen me 17 shkurt me një program unik tek pazari i vjetër.  

2017

28 dhjetor

George Siras (Cavo Paradiso) - Telekom Lounge

Të enjten, 28 Dhjetor George Siras vjen në Telekom Lounge, për një festë Electronic Beats ClubNight që do mbyllë sezonin tonë të festave për këtë vit.
14 dhjetor

Electronic Beats Students' Fest

Electronic Beats Student’s Party të enjten, 14 dhjetor, ora 17.00 në hyrjen e Qytetit Studenti me Dj Ndreko, Dj Moss, Xheisara Frisku, Revolt Klan, Grupi Lynx dhe FlorBana.
8-9 dhjetor

Electronic Beats Urban Culture Festival

Electronic Beats Urban Culture Festival, të premte dhe të shtunë, 8 dhe 9 dhjetor te Minus 1 dhe Piramida me Asian Dub Foundation Sound System, NR, Draft, Erblin Bajko, Positive Cuts, Funky Villainz, Besa M, Ivi Abazi, Leo Ciko dhe Minimim.
22 Shtator

Electronic Beats presents: Dub Fx in Tiranë

Electronic Beats presents Dub Fx in Tirana, 22 Shtator, ora 22:00 te Minus 1 me Dub Fx, Draft, Funky Villainz dhe Erblin Bajko.
19 Gusht

Midnight at PepperON the Beach with Cesar Merveille

Festa e fundit Electronic Beats në jug vjen në PepperON the Beach me dj ndërkombëtar Cesar Merveille.
13 Gusht

Beach Party at Hola Summer with Chris Tek

Të dielën, 13 Gusht rikthehemi tek Hola Summer Club për të festuar në një party shkume me Chris Tek.
22 Qershor

Sunset Party at PepperON the Beach Florian Meier

Ditën e shtunë, 22 korrik ju presim në Drymades të festojmë nga ora 4 pasdite deri në perëndim :) :) :)
16 Qershor

Beach Party at Hola Summer with DJ Cat Davies

Vish rrobabanjot dhe mos mungo në Hola Summer Club të festojmë nisjen e verës ‘Magenta’ me DJ Cat Davies në orën 13.00.
2 Qershor

Gorillaz Night at Destil

Tek Destil për të festuar me DJ Cool, për të folur për The Lenz dhe për konkursin që dërgon 30 fansa në koncertin e Gorillaz, Budapest 16 Qershor.
4-8 MAJ

After Parties by Electronic Beats - Mediterranea 18

@piramida
14 Mars

Street Party 2017

me Daniel Bortz, DJ Chvare, DJ Goce, Asgjë Siku Dielli, Gipsy Groove, etj